Atalanta dhuron spektakël dhe shkatërron Parmën që në pjesën e parë (VIDEO)

Atalanta po kalon një formë fantastike në kampionat duke shkatërruar që në pjesën e parë 3-0 skuadrën e Parmës. Skuadra e Gasperinit zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11-të me një super gol të shënuar nga Gomez.

Bergamaskët nuk u mjaftuan me kaq, pasi do të shënonin dy gola të tjerë me dy mesfushorë, Freuler dhe Gosens, që konkretizuan aksionet e shpejta të vendasve.

SHKARKO APP