Atalanta e Gjimshitit nuk di të ndalet, fiton edhe ndaj Lazios së Hysajt

Atalanta nuk ndalet dhe vazhdon me ngjitjen në kampionat. Në Bergamo, Gjimshiti me shokë dhuruan spektakël para tifozëve të vet, duke mundur Lazion me shifrat 3-1. Pasalic dhe De Ketelaere ishin protagonist në pjesën e parë duke shënuar.

Në të 76-tën, të besuarit e Gasperinit hipotekuan fitoren falë De Ketelaere. Shumë pak për të thënë për Lazion në këtë takim, që realizoi golin e nderit me të zakonshmin Ciro Immobile.

Atalanta vijon të jetë në vendin e katërt me 39 pikë, në zonën Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?