Atalanta e papërmbajtshme, i shënon 7 gola edhe Lecce-s (VIDEO)

Atalanta është kthyer në një makineri golash në Serie A. Pasi tronditi Torinon, duke i shënuar 7 herë në stadiumin e saj, skuadra e Gasperinit i ka bërë të njëjtën gjë edhe Lecce-s (7-2) në transfertë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 2-2, por në pjesën e dytë, Atalanta shënoi edhe 5 herë të tjera, duke e vulosur rezultatin në 2-5. Zapata ishte lojtari i ndeshjes, pasi arriti të shënojë 3 gola.

Me këtë fitore, Atalanta marshon e qetë drejt një vendi në Champions League, në kuotën e 48 pikëve, 6 më shumë se Roma e vendit të pestë. Skuadra bergamaske këtë sezon ka shënuar 70 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?