Atalanta eliminon Napolin dhe sfidon Juven në finalen e Kupës së Italisë (VIDEO)

Juventus-Atalanta është finalja e edicionit 2020-2021 në Kupën e Italisë. Skuadra e Gasperinit mori një fitore 3-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Napolit, duke siguruar kualifikimin.

Zikaltirit do të shënonin dy gola të shpejt në fillimin e ndeshjes. Fillimisht Zapata në minutën e 10-të me një super gol dhe më pas shërbeu një asist për Pessina-n që arriti të finalizonte aksionin.

Napoli zgjohet në fillimin e pjesës së dytë duke ngushtuar shifrat me Hirbing Lozanon. Edhe pse shanset për shënim nuk munguan me Osimeh për Napolin, Atalanta shënoi golin e sigurisë në minutën e 78-të sërish me Pessina-n. Për herë të fundit bergamaskët kanë qenë në finale në vitin 2019, të cilën e humbën 2-0 kundër Lazios.

Hysaj u aktivizua nga minuta e parë te Napoli, por u zëvendësua në fundin e pjesës së parë pas një dëmtimi. Rrahmani dhe Gjimshiti ndërkohë ishin gjithashtu në fushë./R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP