Atalanta fitore spektakolare me përmbysje ndaj Fiorentinës, Gjimshiti rikthehet pas dëmtimit

Atalanta e Gjimshitit merr suksesin e radhës në kampionat, duke mundur me përmbysje 3-2 Fiorentinën, një ndeshje që dhuroi spektakël në 45 minutat e para.

Martinez shënoi për “vjollcat”, por do të barazonte Retegui. Moise Kean riktheu Fiorentinën në avantazh, por bergamaskt do të përmbysnin gjithçka në fundin e pjesës së parë me De Ketelaere dhe Lookman.

Në pjesën e dytë nuk do të ndryshonte asgjë, ndërkohë që Gjimshiti u rikthye në fushë duke bërë një paraqitje shumë të mirë.

 

SHKARKO APP