Atalanta-Inter, supersfida e mbrëmjes në Seria A që premton spektakël
Ndeshja mes Atalantës dhe Interit premton të jetë tejet interesante. Jo vetëm sepse Interi kryeson kampionatin, por edhe për shkak se Atalanta, pas largimit të Juric dhe nën drejtimin e Palladinos, ka rigjetur besimin, golat dhe pikët. Kjo sfidë do të luhet sot në orën 20:45 në Bergamo.
Që kur Raffaele Palladino mori drejtimin e pankinës zikaltër, Atalanta ka regjistruar gjashtë fitore dhe dy humbje, një ecuri krejt ndryshe nga ajo e mëparshmja me Ivan Juric. Ndërsa një fitore ndaj një “big” erdhi në Champions League kundër Chelseat, në Serie A ende mungon, ku “Dea” humbi kundër Napolit në ndeshjet e mëdha.
Një temë e ngjashme mund të jetë edhe për Interin, i cili nuk gabon kurrë kundër skuadrave të vogla dhe të mesme, por shpesh humbet në përballjet direkte. Ndeshja kundër Atalantës nuk konsiderohet një përballje direkte, por gjithsesi është një sfidë e madhe që skuadra e Chivut nuk mund ta gabojë për të ruajtur kreun e renditjes.
KOHA JONË SONDAZH

