Atalanta makineri golash, fiton me “poker” ndaj Beneventos (VIDEO)

Atalanta vijon ecurinë fantastikë në Seria A. Skuadra e Gasperinit fitoi 4-1 në transfertën ndaj Beneventos. Ilicic zhbllokoi sfidën që në minutën e 30-të, por vendasit do të barazonin në fillimin e fraksionit të dytë me Marcu Sau.

Atalanta gjithsesi nuk u dorëzua, teksa në harkun e disa minutave do të shënontetri gola. Toloi fillimisht riktheu në avantazh bergamaskët, ndërkohë që Zapata dhe Muriel vulosën suksesin 4-1.

Atalanta për momentin zë vendin e 5-të me 28 pikë, 1 më shumë se Juventus. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP