Atalanta mund me përmbysje Napolin e Contes

Atalanta mori një fitore me përmbysje ndaj Napolit, 2-1 në Bergamo, në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Serie A, duke u rikthyer fuqishëm në garën për zonën Champions.

Ndeshja nisi më mirë për miqtë, që kaluan në avantazh në minutën e 18-të. Pas një goditjeje dënimi të harkuar nga Gutierrez, Beukema shënoi me kokë për 1-0. Atalanta provoi të reagojë me disa tentativa të vakëta, ndërsa skuadra e drejtuar nga Conte iu afrua golit të dytë, fillimisht me një rrjetë të anuluar për pozicion jashtë loje dhe më pas me një penallti që u anulua nga VAR.

I njëjti skenar u pa edhe në nisje të pjesës së dytë: një tjetër gol i anuluar për Napolin dhe më pas lëvizjet nga stoli që ndryshuan rrjedhën e takimit. Zëvendësimet rezultuan vendimtare për vendasit, të cilët barazuan në minutën e 61-të, kur Pasalic devijoi me kokë një goditje këndi të ekzekutuar saktë nga Zaleëski për 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

20 minuta më vonë erdhi përmbysja. Pas një krosimi nga e majta, Samardzic realizoi me një goditje të butë me kokë, duke i dhënë Atalantës fitoren dhe tre pikët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë sukses, skuadra bergamaske ngjitet në kuotën e 45 pikëve, duke kapur Como në renditje dhe duke u rikthyer në garë për zonën Champions. Napoli mbetet në 50 pikë, shumë larg kryesuesve të Inter, ndërsa rrezikon të shkëputet edhe nga Milan në vendin e dytë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?