Atalanta mund me “poker” Valencian, Leipzig shtang Tottenhamin e Mourinhos (VIDEO)
Atalanta dhe Leipzig hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në çerekfinale. Bergamaskët fituan 4-1 në “San Siro” ndaj Valencias, duke qenë shumë pranë një suksesi historik.
Skuadra e Gasperinit e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 16-të. Në fundin e pjesës së parë, Josip Ilicic shënoi golin e dytë me një goditje në hyrje të zonës. Në minutën e 57-të Remo Freuler shënoi një eurogol me një goditje fantastike nga distanca.
Bergamaskët nuk kishin të ngopur, teksa 5 minuta më pas do të shënon sërish me Hateboer me një kundërsulm vrastar. Vetëm pas këtij goli do të zgjohej Valencia që shënoi në minutën e 66-të me sapo të futurin në fushë Denis Cherychev.
Leipzig triumfoi 1-0 në transfertën ndaj Tottenhamit, duke pasur një avantazh të madh për duelin e kthimit. Pas një pjese të parë më të mirë, Leipzig do të arrinte që të shënonte në fraksionin e dytë. Në minutën e 58-të, Davies shkaktoi penallti duke i dhënë mundësinë Timo Werner që të shënonte nga pika e bardhë. /R.Lika-Koha Jone/