FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta turpëron me “poker” Interin, shënon edhe Gjimshiti (VIDEO)

Atalanta shkatërron Interin në ndeshjen e javës së 12-të. Skuadra bergamaske ka dhuruar spektakël duke fituare 4-1, duke i shkaktuar humbjen e tretë Interit.

Skuadra e Gasperinit ka zhvilluar një 45-minutësh të parë perfekt, por pa mundur të shënojë më shumë se një gol. Hateboer realizoi golin e vetëm në minutën e 9-të, ndërkohë që humbën dhe 7 raste të tjera shumë të pastra.

Në fillimin e pjesës së dytë, Interi fitoi një penallti që u kthye në gol nga Icardi. Mancini korrigjoi gabimin te penalltia dhe shënoi me kokë në minutën e 62-të. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt Gjimshiti shënoi golin e tretë, ndërkohë që në shtesë Gomez shënoi një super gol. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?