Atalantës i dëmtohet ylli i skuadrës para ndeshjes me Juven

Atalanta këtë fundjavë do të sfidojë Juventusin, teksa problemet për trajnerin Gasperini nuk janë të pakta në këtë ndeshje. “Buzëqeshja” e orëve të fundit pas rikuperimit të Duvan Zapata-s, duke s’e ka ngrirë pas dëmtimit të Luis Muriel.

 

Sulmuesi kolumbian duhet të zbriste në fushë nga minuta e parë kundër Ekuadrit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur sepse ai është dëmtuar në orët e fundit, duke mbetur jashtë për shkak të dëmtimi muskulor.

Gjendja e tij pritet që të shihet në orët në vijim, por vështirë se do të rikuperohet për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj ekipit torinez. /Koha Jone/

SHKARKO APP