Atalanta “e frikshme” mund edhe Napolin, blindon vendin e katërt (VIDEO)

Atalanta vijon ecurinë fantastike në Serie A. Ekipi italian ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Napolit të trajnerit Gennaro Gattusos. Një sfidë që nisi si e barabartë, por që napolitanët morën një goditje të rëndë që në 45 minutat e para.

David Ospina u përplas keq me Rui dhe u detyrua të linte fushën me barelë. Pjesa e dytë nisi menjëherë me vrull për vendasit. Pasalic dërgoi topin në rrjetë në minutën e 47-të.

Në fillimin e pjesës së dytë, Gosens do të dyfishonte shifrat duke i dhënë skuadrës së tij tri pikët e radhës në kampionat. Kujtojmë që Atalanta mban vendin e katërt me 60 pikë, 15 më shumë se Napoli i vendit të 6-të.

SHKARKO APP