Atletico eliminon Bayern dhe shkon në finalen e Champions League

Atletico Madrid ka pësuar një humbje 2-1 nga Bayern Munich në ndeshjen e kthimit, por është kualifikuar për nëm finalen e këtij kompeticioni madhor falë golit të shënuar në fushën kundërshtare pasi takimi i parë ishte mbyllur me fitoren e madrilenëve 1-0.

Në ndeshjen e së martës ishte i pari Alonso që i kaloi gjermanët në epërsi me një gol nga gjuajtja e lirë. Më pas Bayern humbi një penallti që mund ta dyfishonte rezultatin, por ndodhi ndryshe.

Rezultati u barazua nga Antoine Griezmann, ndërsa një shpresë Bayernit ia dha Leëandoëski që e riktheu epërsinë për 2:1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, ky gol nuk mjaftoi për bavarezët, ndërsa Atletico kaloi në finale me rezultat të përgjithshëm 2:2, por falë golit të shënuar në udhëtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Manchester City dhe Real Madrid. Ndeshja e parë është mbyllur 0-0.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?