Atletico Madrid fiton me “manita” ndaj Las Palmas dhe arrin Barcelonën

Atletico e Madridit mori një fitore të thellë 5-0 në duelin ndaj Las Palmasit në javën e 25-të të La Ligas. Skuadra e Simeones realizoi dy herë në pjesën e parë me të njëjtin autor, Marcos Llorente.

Në pjesën e dytë protagonist ishte Correa, i cili sapo nisi pjesa e dytë i çoi shifrat në 3-0, ndërsa në të 67-tën shndërroi në gol një 11-metërsh.

Golin e rezultatit përfundimtar 5-0 e vulosi holandezi Depay tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Me këtë fitore, Atletico barazon në kuotën e 51 pikëve Barcelonën, që luan sot ndaj Real Sociedadit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?