Atletico Madrid ngec sërish në transfertë, këtë herë ndaj Alaves

Atletico Madrid ka regjistruar një tjetër hap fals jashtë fushe, këtë herë ndaj Alaves, në një barazim pa gola që i shërben më shumë vendasve, të cilët thellojnë distancën nga zona e rënies.

Atletico nuk arriti të ishte i rrezikshëm në mënyrë të vazhdueshme, megjithatë Lenglet pati një mundësi ideale, e cila u neutralizua me një pritje spektakolare nga Sivera. Në minutat e fundit, Correa u përpoq të bënte diferencën, por një kontroll i gabuar i topit ndikoi në aksion.

Kjo është një tjetër ndalesë e Atleticos në transfertë, ndërsa Alaves merr një pikë të artë në luftën për mbijetesë. Me këtë rezultat, të besuarit e Simeones janë në vendin e 3-të me 67 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?