Atletico Madrid pëson një tjetër humbje ndaj Betis në La Liga

Atletico Madrid ka pësuar një humbje befasuese në shtëpi, duke u mposhtur 1-0 nga Real Betis në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligës, e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Antony në minutën e 28-të, duke i dhënë ekipit andaluzian tre pikë shumë të rëndësishme në garën për zonat europiane. Pas këtij goli, Betis u tërhoq me kujdes në mbrojtje, duke neutralizuar përpjekjet e vazhdueshme të vendasve.

Atletico Madrid tentoi gjatë gjithë ndeshjes të rikthente ekuilibrat, por mungesa e saktësisë në finalizim dhe organizimi i mirë mbrojtës i Betisit bënë që skuadra e Diego Simeones të largohej pa pikë nga kjo sfidë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Betis ngjitet në vendin e pestë të renditjes me 38 pikë, duke forcuar pozitat në luftën për Europën. Nga ana tjetër, Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë me 45 pikë, duke humbur terren në garën për kreun e kampionatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?