Atletico mund me poker Brugge dhe siguron kualifikimin në Champions
Atletico Madrid siguroi kualifikimin për në raundin e 1/16-ave të , pasi mposhti bindshëm me rezultatin 4-1 në ndeshjen e kthimit në Madrid.
Skuadra spanjolle e kishte hedhur një hap drejt kualifikimit që në takimin e parë, të mbyllur 3-3 në Belgjikë, por në shtëpi dominoi plotësisht lojën.
Goli i parë erdhi në minutën e 23-të, kur shfrytëzoi një top të gjatë dhe realizoi saktë. Belgët barazuan për pak minuta me një goditje me kokë, duke mbyllur pjesën e parë 1-1.
Pas pushimit, madrilenët rritën ritmin dhe gjetën golin e avantazhit me një goditje nga distanca. Më pas, Sorloth shënoi edhe dy herë, duke vulosur hat-trickun personal dhe fitoren e ekipit të tij.
Me këtë sukses, Atletico Madrid bëhet skuadra e parë që del nga play-off dhe vazhdon garën europiane në Champions League, ndërsa Club Brugge eliminohet nga kompeticioni.
KOHA JONË SONDAZH

