Atletiko e mbyll në avantazh pjesën e parë, vendos Grizman (VIDEO)

Pjesa e parë mes Marsejës dhe Atletiko Madrid është mbyllur në avantazhin e ekipit spanjoll në shifrat 0-1. Finalja e Lionit nisi me shumë ritëm, teksa Marseja mori iniciativën në minutat e para. Valeri Zherman ka shansin e artë në minutën e 4-t për të kaluar në avantazh ekipin e Garsias, por i vetëm përballë portierit Oblak, ai godet shumë keq. Marsejëzët janë dominues në mbajtjen e topit dhe kanë nën kontroll lojën, por Atletiko do të kalonte në avantazh. Portieri Mandanda bën një gabim trashanik së bashku me mbrojtësin e tij, duke i dhuruar topin Grizman.

Ylli i Atletikos, e ka shumë të thjeshtë për të realizuar një penallti në lëvizje. Lajmet e këqija nuk kanë fund këtu, pasi kapiteni i Marsejës e mbyll duelin që në minutën e 32-të, pasi nuk vijon dot ndeshjen për shkak të një dëmtimi muskulor. Largimi i tij ja bën edhe më të thjeshtë spanjollëve, të cilët e kanë më të thjeshtë që të ndalin aksionet e ekipit të Garsias.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?