Atletja paraguaiane: Nuk jam përjashtuar nga askund, mjaft me informacione të rreme!
Luana Alonso, sportistja paraguaiane ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sqaron gjithçka sa i takon lajmit të publikuar dje, ku shkruhej se ajo është përjashtuar nga Lojërat Olimpike pasi nuk respektoi rregullat.
“Thjesht doja të sqaroja se nuk jam larguar apo përjashtuar kurrë nga askund, ndaloni përhapjen e informacionit të rremë. Nuk dua të jap asnjë deklaratë, por nuk do të lejoj as gënjeshtrat të ndikojnë tek unë”, shkruajti notarja Alonso.