Aubameyang drejt transferimit te Barcelona, Arsenali e nxjerr në shitje
Arsenali mund të heqë dorë nga sulmuesi i saj kryesor në merkaton e verës. Skuadra londineze njihet për faktin që i largon yjet e saj për ofertë të mira financiare. I tillë duket se do të jetë edhe rasti i Pierre-Emerick Aubameyang, i destinuar për të përfunduar te skuadra e Barcelonës.
Kështu shkruan “Sundey Epress”, që raporton se sulmuesi nga Gaboni do të largohte për të përmirësuar disi bilancet e klubit. Ai ka një kontratë deri në vitin 2021, por nuk ka ndërmend që ta rinovojë.
Në garë për shërbimet e tij përveç Barcelonës, është edhe skuadra e Interit, që gjithashtu kërkon një sulm të aftë për të shënuar shumë gola. /R.Lika-Koha Jone/