Aubameyang: Ia kam premtuar gjyshit se një ditë do të luaj për …

Pierre-Emerick Aubameyang mund të largohet nga Arsenal-i me kosto zero në vitin 2021, por sulmuesi ka në plan që të gjejë një tjetër ekip që këtë verë. Në një deklaratë të dhënë për “The Sun” ka komentuar zërat për një transferim të mundshëm në Itali, por ndërkohë që ka zbuluar se ka edhe një premtim për të mbajtur.

“Para se gjyshi im të vdiste, i kam premtuar se një ditë do të luaja për Real Madrid. Ai është nga Avila, jo shumë larg kryeqytetit spanjoll. E di se nuk është e lehtë, por është diçka që e mendoj gjithmonë”, ka thënë bomberi nga Gaboni.

Mbetet të shihet nëse klubi madrilen do të tentojë afrimin e tij, teksa janë në kërkim të një sulmuesi pas dështimit me Jovic dhe Marianon.

SHKARKO APP