Aubameyang: Nuk shkoj “kurrë” te Bayern Munich

Sulmuesi gabonez, Pierre-Emerick Aubameyang, është shprehur se nuk do të nënshkruajë “kurrë” për Bayern Munich, në respekt të tifozëve të Dortmund.

“Unë nuk do të shkoj kurrë te Bayern, kjo është e qartë. Kjo do të jetë e rëndë për fansat e Dortmund”, theksoi shënuesi më i mirë i  Bundesliga (16 gola) për gazetën FussballBild.

“Nëse më bëjnë ofertë, unë i them jo. Cështja e Bayern është e mbyllur”, tha idhulli i Dortmund dhe i Gabonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?