Ausilio gëzon tifozët e Interit, sqaron situatën me Eriksen e Moses

Merkato e Interit është futur në ditë mjaft të nxehta.

Zikaltërit po tentojnë të forcohet sa më shumë që të jetë e mundur, me drejtorin sportiv, Piero Ausilio që ka zbuluar edhe dy emrat që mund të bashkohen me italianët në dritaren e kësaj merkatoje.

Në një intervistë të gjatë për “Sky Sport Italia”, Ausilio ka konfirmuar se ata kanë bërë një ofertë zyrtare te Tottenham për Christian Eriksen, ndërsa pohon se ka një akord me Chelsea për Victor Moses.

“Ne kemi bërë një ofertë zyrtare për Eriksen dhe tani jemi në pritje të një përgjigje nga Tottenham. Ne mund të ulemi dhe të presim tani, pasi ka shumë klube të interesuara. Ai është një lojtar i madh që ka tërhequr natyrshëm interesin nga klubet më të rëndësishme në Evropë. Është shumë e vështirë, por ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka të mundshme. Ne kemi arritur një marrëveshje themelore me Chelsea për Victor Moses. Ne jemi duke vlerësuar situatën. Mund të jetë një mundësi, por është më mirë të presësh para se të thuash më shumë, tha drejtori sportiv i Interit.

Kontrata e 28-vjeçarit danez skadon në qershor dhe klubi anglez i lejon agjentit të tij të nis kontaktet me ekipet e interesuara.

Megjithatë, Inter kërkon ta marrë që në këtë sezon dhe për këtë ka dërguar ofertë 10 milionë euro, gjysma nga shifra që kërkojnë “gjelat”.

SHKARKO APP