Australian Open, Federer mposht Berdych dhe kalon në raundin e 4-ët
Roger Federer po konfirmon periudhën pozitive që po kalon duke siguruar raundin e 4-ët në Grand Slamin e Australisë. Zvicerani mposhti në 3 sete çekun Thomas Berdych duke e dominuar sfidën në shumë trajta.
Një spektakël i vërtetë i dhuruar nga 35 vjeçari fitoi pa shumë vështirësi setin e parë me rezultatin 6-2. Segmenti i dytë pa sërish dominues djaloshin nga Bazeli që falë goditjeve të kryqzuara nuk i dha thuajse asnjë shans çekut duek e fituar me shifrat 6-4 këtë fraksion.
Nuk pati histori as seti i tretë dhe tashmë Roger Federer do të ketë përballë në raundin e 4-ët Kei Nishikorin.
Japonezi po ashtu si “King Roger” nuk pati shumë vështirësi për të kaluar në fazën tjetër. 27 vjeçari fitoi në tre sete 6-4, 6-4, 6-4 duelin me me sllovakun Lucas Lacko.
Një vend në raundin e 4-ët i rezervoi vetes edhe surpriza më e bukur e këtij turneu deri më tani britaniku Daniel Evans. 26 vjeçari nga Biminghami triumfoi përballë benjaminit vendas Bernard Tomic. Numri 51 i renditjes botërore fitoi në 3 sete, 2 ndër të cilët me “tie-break”.
Në kategorinë e femrave spanjollja Garbine Muguruza siguroi kualifikimin në raundin e 4-ët duke thyer me shifrat 6-4, 6-2 letonezen Anastasija Sevastova.
KOHA JONË SONDAZH

