Avioni pëson defekt teknik, shtyhet për sot fluturimi i Asllanit për në Turqi

Kristjan Asllani nuk ka arritur të zyrtarizojë dje kalimin te Besiktasi. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte gati të udhëtonte drejt Stambollit për firmën dhe prezantimin, por një problem teknik me avionin ka detyruar anulimin e fluturimit, duke e mbajtur lojtarin në Milano. Për këtë arsye, procedurat për transferimin janë shtyrë për ditën e sotme.

Asllani ka vendosur të vazhdojë karrierën në Turqi, ku do të luajë për Besiktasin në formë huazimi për të paktën pesë muaj, duke provuar për herë të parë një eksperiencë jashtë Serie A.

Huazimi i fundit nga Interi te Torino nuk dha rezultatet e pritura: edhe pse aktivizohej në 15 ndeshje, shqiptari nuk arriti të kthehej në titullar të padiskutueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi, që zotëron kartonin e tij, ka zgjedhur një tjetër sistemim të përkohshëm. Besiktasi do të mbulojë plotësisht pagën e mesfushorit dhe në verë do të ketë mundësinë ta blejë përfundimisht, pa detyrim blerjeje të paracaktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?