Ayew shënon një gol të jashtëzakonshëm në “Boxing Day” (VIDEO)

André Ayew ka arritur që sot të shënojë një ndër golat më të bukur të karrierës së tij, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme Crystal Palace në fitoren 2-1 ndaj West Ham.

Sulmuesi ganez ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 90-të, duke dribluar disa kundërshtarë në hyrje të zonës me një lehtësi të frikshme dhe më pas me një goditje të lehtë e ka dërguar topin në rrjetë. /Koha Jone/

SHKARKO APP