Azdren Llullaku, kontratë 2-vjeçare me Astanan
Azdren Llullaku do të transferohet te Astana. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka firmosur me klubin kazak duke i dhënë fund aventurës së tij me rumunët e Gaz Metanit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat rumune, ndërsa Supersport ka mundur të mësoje dhe detajet e marrëveshjes.
Llullaku do të transferohet që këtë Janar te klubi i kryeqytetit të Kazakistanit, me të cilin ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, nga e cila pritet të përfitojë një pagë prej 35-40 mijë Euro në muaj, pothuajse 10 herë më shumë seç merrte te skuadra rumune, ku ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme aq sa është jo vetëm kryegolashënues i kampionatit por njëkohësisht dhe një pretendent për Këpucën e Artë në Europë.
Zgjedhja e Lullakut përveç aspektit ekonomik ka të bëjë dhe me faktin që Astana do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, ndërsa dhe më para ka qenë pjesëmarrëse në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Nëpërmjet kësaj zgjedhje, Llullaku do të ketë mundësinë të spikasë dhe në një kompeticion të rëndësishëm. Nuk dihet ende nëse ka dhe një marrëveshje mes dy klubeve për transferimin e sulmuesit, por mediat rumune bëjnë të ditur se Gaz Metan nuk do të pengojë kalimin e futbollistit te Astana.
KOHA JONË SONDAZH

