Babai i Dakut konfirmon të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Mirlind Daku do të vijojë që të qëndrojë te Rubin Kazan në Rusi, diçka që është kinfirmuar dhe nga babai i sulmuesit.

Fehmi Daku tha se djali i tij nuk ka informacione për interesim të mundshëm për të nga klubet e tjera ruse dhe do të vijojë të luajë për Rubinin, ku në 7 ndeshjet e para të sezonit ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 3 herë shokët e ekipit.

“Mirlind ishte në shtëpi disa ditë më parë, ne biseduam me të për interesimin e një numri klubesh për të. E pyeta për Spartakun e Moskës dhe Krasnodar, por ai tha se nuk dinte asgjë, ata nuk i thanë asgjë.

Siç më tha djali im, Rubini ka marrë një vendim, ai do të mbetet në klub. Mirlindi u kthye në Kazan dy ditë më parë dhe tashmë po stërvitet me skuadrën”, tha i ati i sulmuesit në intervistën për Sport24.

Daku u transferua te Rubin nga Osijeku kroat në verën e vitit 2023, ndërsa emri i tij është përfolur në disa skuadra këtë verë.

SHKARKO APP