Babai i futbollisti shqiptar godet me çadër trajnerin e Zurich, ja shkaku …

18.08.2024; Zug; FUSSBALL SCHWEIZER CUP - Zug 94 - FC Zuerich; Taulant Limani (Zug) Lindrit Kamberi (Zuerich) Schiedsrichter Fedayi San, Praesident Ancillo Canepa (Zuerich) Trainer Ricardo Moniz (Zuerich) Torhueter Yanick Brecher (Zuerich) (Martin Meienberger/freshfocus)

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Zvicër, me protagonist babain e një futbollisti shqiptar. Gjithçka ndodhi për shkak se trajneri i klubit të Zurich, aktivizoi në pjesën e dytë të një ndeshje kupe futbollistin shqiptar Labinot Bajrami.

Mirëpo për shkak se nuk i pëlqeu impenjimi, trajneri e nxori sërish nga fusha lojtarin pas 18 minutash, duke shkaktuar një zemërim të madh tek ky i fundit.

Megjithatë kjo situatë nuk përfundoi me kaq, pas nga tribuna në drejtim të trajnerit Ricardo Muniz fluturoi një çadër. Ndeshja u ndërpre për pak minuta pasi rezultoi që babai i futbollistit shqiptar kishte dashur të godasë trajnerin në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi Bajrami u nxor nga sigurimi i stadiumit ndeshja rinisi dhe u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të Zurich.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?