Babai i Messit vjen me një deklaratë të bujshme për klazuolën e “Pleshtit”
Përplasja mes Lionel Messit dhe Barcelonës vijon dhe e ardhmja e “Pleshtit” është e pasigurt. Babai, njëkohësisht edhe agjent i Jorge Messit i është përgjigjur komunikatës së La Ligas për klauzolën e lirimit të kontratës prej 700 milionë eurove. Përmes një deklarate, babai i kampionit argjentinas ka kundërshtuar me forcë vendimin e La Ligas.
“D. Jorge Horacio Messi, si përfaqësues i futbollistit profesionist, Lionel Andrés Messi, në përgjigje të deklaratës së botuar më 30 gusht 2020 nga Liga Kombëtare e Futbollit Profesional në Spanjë, në lidhje me situatën kontraktuale të lojtarit, pavarësisht nga anësia e saj e dukshme për rolin që përfaqëson një institucion i tillë në mbrojtje të interesave të bashkëpunëtorëve të vet (klubet e futbollit), duhet të deklarojë se:
1. Ne nuk e dimë se cila kontratë është ajo që ata kanë analizuar dhe cilat janë bazat, në bazë të cilave konkludojnë se ekziston një “klauzolë përfundimi” e zbatueshme, në rast se lojtari vendos të kërkojë përfundimin e njëanshëm të së njëjtës (kontratë), me efekt nga fundi i sezonit sportiv 2019-2020.
2. Kjo është për shkak të një gabimi të dukshëm nga ana juaj. Kështu, siç thuhet fjalë për fjalë në pikën 8.2.3.6 të kontratës së nënshkruar midis klubit dhe lojtarit, “ky kompensim nuk do të zbatohet, kur përfundimi i kontratës me vendim të njëanshëm të lojtarit hyn në fuqi nga fundi i sezonit sportiv 2019-2020”. Pa paragjykuar të drejtat e tjera që përfshihen në kontratë dhe që ju i hiqni, është e qartë se dëmshpërblimi prej 700 milionë eurosh, i parashikuar në klauzolën e mëparshme 8.2.3.5, nuk zbatohet aspak”.