Babai i Xhakës reagon ashpër: O ju të mjerë, a prisnit që Graniti t’u falte ndeshjen?

Babai i Granit dhe Taulant Xhakës, Ragipi, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të bëra në adresë të djalit të tij pas ndeshjes së Zvicrës kundër Kosovës. Në një reagim publik, ai i quajti “shpifje dhe fyerje” komentet që pretendonin se Graniti nuk kishte dhënë maksimumin në përballje.

Ragip Xhaka u shpreh se sulmet ndaj djalit të tij janë të padrejta, duke kujtuar momentet kur Graniti dhe Taulanti kanë treguar gjithmonë krenarinë shqiptare në arenën ndërkombëtare:

“Kur tentoni të njollosni Granitin, në fakt po njollosni veten tuaj. Pse prisnit që ai t’ua falte lojën? Ai ka ngritur flamurin kuqezi me krenari dhe ka mbrojtur nderin e shqiptarëve në çdo dalje publike”, shkroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai përmendi gjithashtu gjestin e Granitit me “shqiponjën” në Botërorin e Rusisë, përballjen e Taulantit me tifozët serbë në Beograd dhe angazhimin e vazhdueshëm të vëllezërve Xhaka për të përfaqësuar shqiptarët me dinjitet:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vëllezërit Xhaka nuk e kanë mohuar kurrë prejardhjen e tyre, përkundrazi – çdo dalje publike është dëshmi e krenarisë së tyre kombëtare”, shtoi Ragipi.

Në fund, ai bëri thirrje që kritikët të reflektojnë: “Kur e shani Granitin, nuk po shani vetëm një futbollist, por një emblemë krenarie shqiptare. Xhakat kurrë nuk janë gjunjëzuar dhe nuk do të gjunjëzohen.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?