Babai i Yamal proteston për “Topin e Artë”: Nuk e quaj vjedhje, por është padrejtësi!
Humbja e Lamine Yamal në garën për “Topin e Artë” 2025, fituar nga Ousmane Dembélé, ka shkaktuar reagim të fortë nga babai i tij, Mounir Nasraoui. Fillimisht, duke kaluar para gazetarëve spanjollë, ai u shpreh shkurt: “Vitin tjetër ky trofe do të jetë i yni”.
Më pas, i ftuar në emisionin “El Chiringuito”, Nasraoui nuk i kurseu fjalët: “Mendoj se është dëmi më i madh moral që i është bërë një njeriu. Nuk do ta quaj vjedhje, por është diçka e padrejtë”.
Ai mbrojti me ngulm lojtarin e Barcelonës: “Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë, me shumë diferencë. Nuk e them sepse është djali im, por sepse nuk ka rivalë. Këtu ka ndodhur diçka shumë e çuditshme”.
Në fund, Nasraoui përsëriti besimin e tij absolut: “Vitin tjetër, ‘Topi i Artë’ do të jetë spanjoll”.
KOHA JONË SONDAZH

