Babai i Zaniolos: Djali ka frikë se mos kthehet më si më parë!

Nicolo Zaniolo pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen Holandë-Itali, duke këputur ligamentin e gjurit të majtë. Ditën e nesërme do të kryejë operacionin dhe pritet të qëndrojë 6 muaj jashtë.

21-vjeçari i Romës pësoi të njëjtin lëndim në gjurin e djathtë në muajin janar dhe sapo ishte rikuperuar nga dëmtimi i rëndë. Gjendja psikologjike është e rënduar, diçka që e konfirmon babai i tij në një prononcim për Gazzetta dello Sport.

“Nicolo ndodhet në një gjendje shumë të keqe, i kalojnë mendime të këqinja në kokë. Situatë e kuptueshme, është vetëm 21 vjeç dhe ka frikë se mos nuk do të kthehet dot lojtari që ishte”, u shpreh babai i tij.

SHKARKO APP