Bajerni shkatërron Bashiktashin dhe hipotekon kualifikimin (VIDEO)

Bajerni ka hipotekuar kualifikimin që në ndeshjen e parë. Skuadra bavareze ka fituar me shifrat 5-0 ndaj Beshiktashit në “Allianz Arena”. Skuadra turke e komplikoi ndeshjen që në minutën e 16-të, pasi Vida ndërhyri në mënyrë të gabuar në hyrje të zonës ndaj Levandovskit duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Bajerni rrit presionin ndaj miqve, por golin e avantazhit do ta gjejë vetëm në fundin e pjesës së parë me Myler, i cili finalizoi një aksion të bukur të Alabës dhe Koman nga e majta.

Në fillimin e pjesës së dytë do të ishte pikërisht futbollisti francez, i cili do të realizojë dhe golin e dytë për ekipin e tij. Bajeni nuk kënaqet me kaq, pasi në minutën e 66-të gjen dhe golin e tretë me Tomas Myler. 10 minuta nga fundi Levandovski shënon dy herë emrin në listën e shënuesve, duke hipotekuar kualifikimin për në çerekfinale. Ndeshja e kthimit në Turqi do të jetë thjeshtë për statistika për bavarezët. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?