Bajrami: Dua të bëj historinë me Rangers, këtu futbolli është ndryshe

Nedim Bajrami pas 5 vitesh në Itali do të luajë në Skoci me një prej ekipeve më me emër në këtë vend Glasgoë Rangers. Në një intervistë për televizionin e klubit Bajrami tregoi prapaskenën e kësaj lëvizje.
“Fola me menaxherin tim para 2 javësh dhe u lumturova kur më tregoi për Rangers. I thashë që të mbyllte marrëveshjen dhe tani jam këtu gati për të dhënë më të mirën. Rangers është një klub me histori të pasur dhe dua të bëhem pjesë e saj. Dua të bëj edhe unë histori me këtë fanellë.
Kampionati Italian është shumë taktik dhe kam mësuar shumë atje. Këtu në Skoci është një futboll ndryshe krahasuar me Italinë. Por është një mënyrë lojë që e pëlqej”, tha Bajrami.
Rangers për Nedim Bajramin paguan 4 milion Euro te Sassuolo. Një aventurë e re në një kampionat ku më parë ka luajtur Rudi Vata dhe Eros Grezda, ky i fundit pikërisht me skuadrën e Glasgoë Rangers.
KOHA JONË SONDAZH

