Bajrami lojtari me notën më të lartë, zhgënjen Strakosha

Bajrami trembi Italinë me atë gol historik, më i shpejti në një Evropian dhe për “SofaScore”, faqen e specializuar për statistikat, ishte lojtari më i mirë në radhët e kuqezinjve, nota 7 për Bajramin.

Podiumin e më të mirit, Bajrami e ndan me kapitenin Berat Gjimshiti, pasi edhe qendërmbrojtësi u vlerësua me të njëjtën notë.

Lojtari i tretë me notën më të lartë rezultoi Armando Broja, i vlerësuar nga SofaScore me 6,8. Lojtari më notën më të ulët ishte portieri Thomas Strakosha i vlerësuar me 6,4.

SHKARKO APP