Balaj: Mëkat që nuk fituam me Lituaninë, Kombëtarja është privilegj!
Bekim Balaj rikthehet pas një kohe të gjatë dhe e bën në një mënyrë mjaft të mirë, duke gjetur rrugën e rrjetës kundër Kosovës. Sulmuesi shkodran u shpreh se ishte e vështirë që t’i shihte ndeshjet e kombëtares nga TV, duke u shprehur krenar që është pjesë e kuqezinjve.
“Gjithmonë e rëndësishme kur bënë lojë, e vlerësuam në maksimum dhe hymë me impenjimin e duhur, bëmë paraqitje të mirë, arritëm ta fitojmë ndeshjen me një paraqitje të mirë. Ekipi kombëtar ka gjithmonë prurje e afrime dhe kushdo që vjen duhet ta vlerësojë atë mundësi, të japë më mirën kur vesh fanellën, çdokush duhet ta shfrytëzojë rastin se është privilegj i madh.
Mundësitë janë mëse reale, kemi luajtur me ata dhe i njohim, do të hyjmë me vlerësimin maksimal dhe përqendrim maksimal, nuk pritet gjë tjetër veç fitores. Si sulmues që kur kalojnë ndeshjet pa shënuar ndihet mungesa e golit, e rëndësishme është që të jem pjesë e ekipit të luaj sa më shumë dhe kur aktivizohesh golat vijnë.
Mungesa e gjatë? Të them të drejtën, duke i ndjekur ndeshjet nga TV është ndryshe nga ku i sheh në fushë, në Kazakistan ndoshta jo e luajtur në rimtin e duhur, me Lituaninë kishim ritmin e duhur dhe është mëkat që nuk e fituam atë ndeshje”, deklaroi Bekim Balaj pas ndeshjes me Kosovën.