“Ballistët e Tetovës” reagojnë për dhunën: Ju jeni kanceri i kombëtares
Tifo-grupi “Ballistët e Tetovës” vijojnë në të njëjtën linjë me grupet e tjera të tifozëve, duke u shprehur të indinjuar për dhunën në sfidën e fundit ndaj Izraelit.
Përmes një reagimi në faqen e tyre në facebook, ata janë shprehur se janë trajtuar si të huaj.
“Edhe një herë e treguat veten se për ju vlen me shumë një i huaj, sesa kombi dhe Vatani! Jeni në gjendje të bëni çmos, vetëm e vetëm të dilni mirë në sy të armikut. Ne si tifo-grup reagojmë ashpër ndaj dhunës së federatës, po ashtu edhe nga ana e forcave policore. Na ndaluat disa orë në kufi me malltretime të shumta, sikur të ishim armiqtë më të mëdhenj të vendit.
Na ndaluat transparentin për arsye mizore, që vetëm një mendje e sëmurë, si Armando Duka me bandën e tij, mund ta shpikin. Ndalimi i rekuizitave në stadium, kinse qenkan me shkrime provokative për jahuditë, ishte një turp! Dhuna e ushtruar nga policia ndaj disa anëtarëve tanë nuk tolerohet. Ju jeni kanceri i kësaj kombëtareje. Por vetëm një gjë ta keni të qartë: Për çdo Esat Pashë Toptani ka edhe një Avni Rustemi.”
KOHA JONË SONDAZH

