“Ballisti”, Bushati: Gjithçka për të penguar ekstradimin në Serbi. Raportet me Serbinë, lojë shahu

Shteti Shqiptar është angazhuar drejtëperdrejtë për të mos lejuar ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi. Vetë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka konfirmuar përpjekjet që po bëhen në këtë drejtim me shtetin Kroat, që nga komunikimi i dy kryeministrave pak ditë më parë në Podgoricë, e deri veprimet e tjera të institucioneve shtetërore. Ai është besimplotë se çeshtja do të zgjidhet në mënyrë racionale.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm: “Me lejoni tu them se shteti Shqiptar ka vepruar me të gjitha normat ndërkombetare duke i dhënë asistence Ballist Morines, si dhe duke e vizituar ku mbahet aktualisht. Ka patur edhe një komunikim në Podgoricë mes dy kryeministrave. I njëjti komunikim është edhe mes dy shteteve. Rregullat e ekstradimit janë të qarta. Pavarësisht fjalës së gjyqësorit, i takon qeverise kroate te vendose. Jemi besimplotë se çeshtja do te zgjidhet në mënyre racionale”.

Marrëdheniet mes dy vendeve tona, ai i krahason me një tryezë shahu, ku secila palë bën levizjet e saj. Por për të mos u lodhur në kërkimet e shembujve, ai i referohet Italisë e cila rezufoi pak kohë më parë një kërkesë të ngjashme që bëri Serbia për Ballist Morinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm: Kjo është një çështje ligjore që secili shtet ka procedurat e veta dhe e kam të vështirë të komentoj zhvillimet mbi këtë çështje. Për ne ka qënë shqetesim që ditën e parë, duke qenë historinë fatkeqe që sjell sa herë kujtohet çështja e Beogradit, ndaj besojmë edhe nga komunikimi me palën kroate, se ka qartësi çfarë pasojash ka një veprim i tillë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa herë kthehet në qender të vemendjes çeshtja e Beogradit, pasojat që ajo sjell dihen thotë Bushati.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm: “Jemi në një tryezë shahu, ku secila prej palëve bën levizjet që i gjykon me dobiprurëse. Serbia i ka bërë veprimet e saj. Kemi precedentin Italian, ku ju refuzua kërkesa Serbisë. Ne besojmë që Kroacia duhet të ndjeke kete precedent. Marrëdheniet mes dy vendeve duhen kultivuar dhe përmirësuar në funksion të stabilitetit demokratik”.

Ideatori i flamurit “Autochthonous” që u ngrit në stadiumin serb, u ndalua në muajin qershor nga policia e Kroacisë të cilat thanë se Morina po tentonte të kalonte në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë kur është ndaluar nga autoritetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?