Banderolë në mbështetje të Hysajt në Shkodër, pas kritikave në rrjete sociale: Me shpirtin e garës arritëm dy herë në Europian

Një banderolë gjigante u shpalos në qendër të Shkodrës në mbështetjet të mbrojtësit të Kombëtares Elseid Hysaj.

Në banderolë shihet mbishkrimi: “Me shpirtin e garës arritëm 2 herë në Europian. Me këmbët e tua ndihmove shumë shqiptarë, por kurrë nuk dhe lekë për gazetarë”.

Pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë në Euro2024, futbollisti u përball me shumë kritika në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak u bë goli i dytë i shënuar nga Barela, ku në disa video ai duket se ul kokën, duke shmangur topin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?