Barazim spektakolar mes Laçit dhe Tiranës, s’ka fitues as në Erzeni-Kukësi

Laçi dhe Tirana nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në duelin e vlefshëm për javën e 16-të të Kategorisë Superiore.

Sfida u zhbllokua në minutën e 18’ me Hasani që kaloi kryeqytetasit në avantazh. Ndërsa në minutën e 45+2’ Abazaj do të realizonte golin e dytë për Tiranën, duke bërë që “bardheblutë” të shkonin të qetë në dhomat e zhveshje.

Në minutën e 59’ nja autogol i Najdovkit rihapi sfidën. Ndërsa sfida ishte në shtesë, në minutën e 90+2’ Kordeiro realizoi me një goditje nga distanca dhe i dha barazimin kurbinasve. Laçi renditet momentalisht në vend të shtatë me 17 pikë, ndërkohë që Tirana renditet në vend të tretë me 23 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erzeni-Kukësi e mbyllën porta të paprekura. Pavarësisht rasteve nga të dyja anët, në fund takimi u mbyll me rezultatin 0-0. Pas javës së 16-të, Erzeni renditet në vend të nëntë me 17 pikë, teksa Kukësi në vend të gjashtë me 17 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?