Barazimi me Kroacinë, kapiteni Gjimshiti: Ishim shumë agresiv dhe ato 2 golat, kurse Spanjën do ta bezdisim
Pas barazimit me Koracinë, kapiteni i kuqezinjëve Berat Gjimshiti tha se është i lumtur për lojën, megjithatë theksoi se nuk mund t’i kapërdijnë lehtë golat që pësuan në pak minuta.
“Jam i lumtur sepse reagimi ka qenë shumë i fortë, e meritonim këtë barazim, por prap nuk jam i lumtur me 2 golat që pësuam, kemi qenë shumë agresiv dhe ato 2 gola, nuk e di, duhet t’i përpijmë sepse për mbrojtjen është shumë i vështirë kur merr 2 gola. Kanë munguar agresiviteti, faullet. Spanjën e njohin e gjithë bota, është favoritë kryesor për të fituar kampionatin, do mundohemi t’i analizojmë shumë dhe t’i bezdisim, do provojmë shanset tona”,-tha Gjimishiti.