Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Barazimi me Vllazninë, Ahmataj: Skuadra nuk funksionoi, marrim pikë në të ardhmen

Sporti E premte, 8 Nëntor 2019 21:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tirana ka shpërdoruar një tjetër mundësi për të qënë më pranë titullit.

Bardheblutë u ndalën në barazim 0-0 nga Vllaznia, ndalesa e dytë radhazi, duke komplikuar së tepërmi pozitat në krye të tabelës.

Pas ndeshjes, trajneri, Julian Ahmataj u shfaq mjaft i mërzitur me paraqitjen e skuadrës, pasi ekipi ndjeu presionin e rezultatit.

NDESHJA – “Është e vërtetë që në momente të caktuar, skuadra nuk funksionoi. E ndjejnë presionin e rezultatit dhe kjo e nxjerr skuadrën nga ato që ne kemi punuar. Po e vuajmë në ndeshjet brenda. Edhe pse nuk kishim tifozë, kishin presion. Presioni do të rritet edhe më shumë kur të kemi tifozë. Duhet të punojmë për këtë gjë, në të kundërt, po mundohemi kot. Kam unë detyrën të rregulloj këtë gjë, që t’i bëj lojtarët që të japin atë që duhet”.

OBJEKTIVAT – “Tirana ka të njëjta pretendime. Edhe në fazën e parë, u mblodhën 15 pikë. Në këtë fazë, në 3 ndeshje janë mbledhur 5 pikë. Duhet të marrim sa më shumë tre pikësha dhe të ndërtojmë lojën më mirë. Nuk kemi pësuar gola, kemi pësuar vetëm një gol në tre ndeshje, edhe ai me devijim. Kjo gjë është pozitive”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

ZËVENDËSIMET – “Është e vërtetë që ne duhet të rregullonim diçka. Është një dilemë që e kisha unë, pasi lojtarët kanë luajtur dy ndeshje radhazi dhe kanë ngarkesë fizike dhe psikologjike. Këtë ndeshje, patëm vështirësi në organizimin e lojës. Çelhakës nuk i vendos asnjë përgjegjësi, pasi unë duhet ta kisha parashikuar. Ne u kthyem me tre mbrojtës dhe Ismajgeci doli jashtë, pasi donim tre qendërmbrojtës. Osmani është i shpejtë, Imami është shumë pozicional. Ekuilibrin duhet ta kishim rregulluar më përpara, por në kaq pak ditë, është e vështirë. E kam aktivizuar Dokën në krahun e majtë për t’u futur brenda në qendër dhe të shërbente për sulmuesit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

QARKULLIMI – “Kishim problem qarkullimin e topit. Duhet të spostoheshim në zona ku krijonim superioritet numerik. Lojtarët kishin shumë pak ditë për të krijuar atë që ne kërkojmë. Duhet më shumë punë që të rregullojmë këtë problem”.

Mund t'ju interesojë

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Gr...

Para 10 orësh
Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Para 10 orësh
Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me Francën

Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me F...

Para 16 orësh

GODITJET STANDARTE – “Në këto ditë që ka pasur shi, goditjet standarte kanë qenë të pamundura për t’u stërvitur. Ne i kemi përdorur vetëm duke i parë nëpër video, por është shumë e vështirë që të praktikohet në fushë. Shiu nuk na ka lejuar të përgatisim goditjet standarte. Shiu ka qenë i vazhdueshëm dhe e kemi pasur të vështirë, pasi nuk duam të ftohim lojtarët”, përfundoi Ahmataj.

Etiketat e lidhura

AhmatajVllazninë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 26 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 52 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 57 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 1 ore

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.