Barça e mbyll vitin me barazim në derbin katalanas
Barcelona në derbin katalanas ndaj Espanyol, kaloi në avantazh që në minutën e shtatë, me anë të Marcos Alonso, por nuk arriti ta ruante këtë avantazh.
Në minutën e 73-të, Joselu barazoi rezultatin me 11-metërsh, të shkaktuar po nga Marcos Alonso. 5 minuta më vonë, Jordi Alba u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Barcelonën me 10 lojtarë.
Numri i futbollistëve në fushë u barazua shumë shpejt, vetëm pas dy minutash, pasi edhe Vinicius Souza u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.