Barça “poker” ndaj Romës, verdhekuqtë shënojnë dy autogola (VIDEO)
Barcelona ka hipotekuar që në ndeshjen e parë kalimin për në gjysmëfinale. Skuadra e Valverdes ka fituar 4-1 ndaj Romës në “Camp Nou”.
Blaugranët zhbllokuan ndeshjen vetëm në fundin e pjesës së parë, pas një gabimi trashanik të De Rosit, i cili e dërgoi topin në rrjetën e tij. Mallkimi i autogolave për Romën vijoi edhe në pjesën e dytë, teksa këtë herë ishte De Rosi, i cili shtyu topin në rrjetë.
Në minutën e 59-të, Barcelona gjeti golin e tretë me Pike. 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Xheko ndez shpresat për në ndeshjen e kthimit, por Suarez, i shuan sërish duke gjetur një tjetër gol, 3 minuta nga fundi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

