Barca synon Taulant Xhakën

Një lajm vërtetë i bujshëm vjen nga “Sportskeda”. Barcelona është në gjurmët e Taulant Xhakës. Duke iu referuar këtij burimi, trajneri Luis Enrike sheh tek lojtari shqiptar , futbollistin ideal për rolin e mbrojtësit të djathtë, pozicion ku aktualisht katalanasit kanë probleme. Bazeli e vlerëson kartonin e Xhakës rreth 20 milion euro.

Taulant Xhaka është një ndër lojtarët kryesor në mekanzimat  e trajnerit të Bazelit, Urs Fischer. Një futbollist që mund të përshtatet në disa role nga qëndra e mesfushës në të djathtë të mbrojtjes, megjithatë nga një futbollist me cilësi i kampionëve të Zvicrës të shëndrrohesh në një lojtar i Barcelonës është ndryshim unikal. Për këtë arsye është vërtetë sensacional lajmi që raporton media më e njohur sportive në Indi, por që i ka të shpërndara rrënjët në të gjithë botën “Sportskeeda”. Duke iu referuar këtij burimi, trajneri Luis Enrique sheh tek futbollisti i kombëtares shqiptare një zgjidhje mëse të vlefshme për krahun e djathtë të mbojtjes, pozicion ku aktualisht azul-granët po hasin vështirësi, pasi Aleix Vidal nuk është përshtatur më së miri, ndërsa në atë rol po aktivizohet Sergi Roberto, që nuk e ka pozicionin e tij natyral, në një kohë që nuk ka funksionuar as Mathiue.

Pra janë një sërë arsyesh që sipas “Sportskeeda” e kanë bindur Enriquen të afrojw Taulant Xhakën. Një tjetër aspekt që tekniku austriak vlerëson tek futbollisti kuqezi është fatkiqë ai mund të luaj edhe në qëndër të mesfushës, rol që aktualisht e mbulon tek klubi helvet. Baseli e vlerëson çmimin e 25 vjecarit nga Prishtina rreth 20 milion euro, një shifër që është e lehtësisht e përballueshme nga klubi spanjoll. Xhaka deri më tani ka qënë rregullisht në formacion në 17 takimet e kampionatit zviceran, teksa në një nivel të lartë është paraqitur edhe në Ligën e Kampionëve, megjithëse Bazeli e mbylli në vendin e fundit, pas Arsenalit, PSG dhe Ludogoretzit. Ndoshta për momentin janë vetëm spekulime merkatoje, por do të ishte vërtetë madhështore për vetë Taulant Xhakën por edhe për tifozët shqiptar nëse një ditë ai do të luante përkrah yjeve të kalibrit të Messit, Suarezit e Neymarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?