Barcelona arrin akordin për blerjen e yllit spanjoll, ja shifrat

Barcelona ka arritur marrëveshjen për Dani Olmo. Katalanasit kanë rënë dakort me menaxherët e lojtarit dhe me Leipzig.

Siç ka bërë të ditur eksperti i merkatos Fabrizio Romano, Olmo do të nënshkruajë një kontratë 6-vjeçare deri më qershorin e 2030-ës.

55 milionë euro do të shkojnë për Leipzig dhe 7 milionë të tjera në formë bonusesh. Tashmë misioni i radhës për Barcelonës do të jetë bindja e Nico Williams, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

 

 

 

SHKARKO APP