Barcelona befason Juven dhe Milanin, nxiton për mbrojtësin e Chelsea-t
Barcelona kërkon të mbyllë sa më parë marrëveshjen për transferimin e Andreas Christensen me parametra zero. Sipas asaj që raporton gazeta “Sport”, klubi blaugrana është në tratativa të avancuara me agjentin e lojtarit.
Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë pasi mbrojtësi danez në fakt ndiqet me shumë interes dhe nga Milani e Juventusi, që janë gati t’i bëjnë ofertën e tyre.
Christensen, 25 vjeç, është në sezonin e fundit te Blutë e Londrës dhe fakti që nuk preferohet shumë nga Tuchel, e ka shtyrë që të mendojë dhe largimin. Për momentin nuk ka pasur akord me Chelsea-n në lidhje me një rinovim të mundshëm. /R.Lika-Koha Jonë/