Barcelona bën ofertën e parë për Chiesa-n, pranë akordit

Pas disa javësh pasigurie, misteri i destinacionit të ardhshëm të Federico Chiesa-s duket se është zgjidhur. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, lojtari italian është gjithnjë e më pranë një transferimi te Barcelona.

Ish-lojtari i Fiorentinës i është propozuar së fundmi klubit katalanas, i cili e shndërroi një interes të thjeshtë në një negociatë gjithnjë e më konkrete dhe të avancuar.

Shitja e fundit e Mikayil Faye te Rennes lehtësoi operacionin, duke e çuar marrëveshjen në një fazë të avancuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oferta e parë e Barcelonës është 13 milionë euro, nga të cilat 9-10 si bazë fikse dhe 3-4 të tjera si bonus, shifër shumë afër 15 milionëve të kërkuara nga Juventusi. Çështja e pagave mbetet për t’u zgjidhur, pasi Barcelona duhet të respektojë kufizimet e kufirit të pagave dhe të Fair Play-it Financiar. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?