Barcelona/ Deco: Klopp trajner madhështor, por nuk është momenti i duhur

Xavi do të largohet nga Barcelona në fundin e sezonit. Njësoj do të veprojë edhe Jurgen Klopp me Liverpoolin. Në shtypin spanjoll ka filluar të qarkullojë emri i 56-vjeçarit nga Stuttgarti si trajneri i ardhshëm i skuadrës katalanase.

Në lidhje me emërimin e Klopp në stolin e Barcelonës, Deco, drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Spanjës.

“Klopp është një trajner madhështor, por nuk mendoj se është momenti i duhur për të folur për këtë çështje. Kemi disa alternativa në lidhje me pasardhësin e Xavit. Do të diskutojmë më vonë rreth trajnerit tonë të ri”, u shpreh portugezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë emra përfliten, por gjermani është një ndër të preferuarit e tifozëve katalanas, të cilët shpresojnë që të jetë ai tekniku i ri i skuadrës së zemrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?